Elon Musk, shefi i SpaceX, është bërë trilioneri i parë në botë.
Aksionet e kompanisë së tij që merret me teknologji hapësinore janë futur në tregjet financiare të premten, duke shënuar rritje të menjëhershme të vlerës. Ato po tregtohen rreth 160 dollarë për aksion, ose rreth 18 për qind më shumë se pritjet e mëparshme të kompanisë.
Kompania tashmë vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë. Aksionet e Musk, që përbëjnë rreth 38 për qind të saj, kanë një vlerë afërsisht 800 miliardë dollarë. Ai gjithashtu zotëron rreth 10 për qind të kompanisë “Tesla”, me një vlerë prej rreth 165 miliardë dollarësh, si dhe opsionin për të marrë edhe rreth 8 për qind shtesë, me vlerë rreth 114 miliardë dollarë.
Para rritjes së fundit të vlerës së SpaceX, pasuria e tij ishte vlerësuar rreth 980 miliardë dollarë, dhe një rritje e mëtejshme e aksioneve ka mjaftuar që ai të kalojë pragun simbolik të trilionerit.
Musk zotëron gjithashtu edhe kompani të tjera teknologjike.
Në sistemin e përdorur zakonisht në shqip, kjo shifër i referohet “bilionit”, ndërsa në anglisht njihet si “trilion”. Një trilion i tillë shkruhet me 12 zero: 1,000,000,000,000.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!