image LDK zyrtarizon kandidaturën e Armend Agollit për kryetar të Mitrovicës

Politikë

LDK zyrtarizon kandidaturën e Armend Agollit për kryetar të Mitrovicës

news image

Armend Agolli ka njoftuar se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës, në zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Agolli thotë se ndihet thellësisht i nderuar dhe i privilegjuar për besimin që i është dhënë.

“….Përvojat dhe njohuritë (jo vetëm mjekësore) të fituara gjatë rrugëtimit tim profesional në Evropë i kam vënë, pa asnjë hezitim e kursim, në shërbim të trimave në kohë lufte dhe të pacientëve në kohë paqeje. Po këto njohuri, bashkë me potencialin tim intelektual e njerëzor, tani jam i gatshëm t’i vë në shërbim të ndërtimit, të zhvillimit dhe të mirëqenies së qëndrueshme të qytetarëve të qytetit tim të lindjes – Mitrovicës”, shkroi ai në Facebook.

Kandidati i LDK-së për të parin e Mitrovicës thotë se është rritur e edukuar mbi parimet tradicionale shqiptare dhe ato religjioze, sipas të cilave, thotë se nuk mund të flasë e as të premtojë gjëra që nuk mund t’i arrijë.

“Me punën time dhe ndihmën tuaj, besoj se do të arrijmë shumë. Zoti qoftë me ne dhe na priftë e mbara”, shkroi ai./Gazeta Sinjali/