Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot emrat edhe të tetë kandidatëve për kryetarë komunash, transmeton Gazeta Sinjali.
LDK përmes një komunikate për media tregon se janë zyrtarizuar kandidatët për Komunën e Ferizajt, Mitrovicës. Gjakovës, Obiliqit, Shtimes, Kaçanikut dhe Novobërdes.
Kandidatët e zyrtarizuar sot nga LDK-ja:
– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.