Deputetët e LDK-së kanë arritur në sallën e Kuvendit, ku pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.
Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Valentina Bunjaku, Arben Gashi dhe deputetë të tjerë janë parë duke u ulur në vendet e tyre.
Në seancën e sotme do të diskutohet rreth një rezolute për çështjen e referendumit të Serbisë.