Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për ngritjen e çmimeve, derisa ka thënë se qeveria po vazhdon injorimin ndaj kësaj krize.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se me shqetësim të thellë po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, që po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme për qytetarin.
Po ashtu, LDK ka thënë se qeveria ka zgjedhur t’i injorojë propozimet e tyre për të tejkaluar krizën, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e krizës së qytetarëve tanë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, e cila për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani”, thuhet në shkrimin e LDK-së në Facebook.
Postimi i plotë: