image LDK tregon kushtin ndaj Qeverisë për t'i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Politikë

LDK tregon kushtin ndaj Qeverisë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

news image

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se LDK dhe partitë e tjera opozitare, e kanë një kusht për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas Bajramit, LDK kërkon zhbllokimin mjeteve vetanake të komunave, e cila është në vlerë prej 37.5 milionë euro, si kusht për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se e vetmja gjë që kërkojnë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, t’i zbatoj ligjet.

“LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo

Bajrami ka theksuar se qindra projekteve të komunave nuk mund të nisin për shkak se sipas saj Ministria e Financave i ka bllokuar mjetet.

“Kush i ka fajet? Qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade, jemi në fund të Majit, humbje e madhe për qytetarët e vendit”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, një ditë më parë ministri Hekuran Murati, i ka akuzuar partitë opozitare se me bojkotin e tyre, Kosova rrezikon të humb projekte në vlerë mbi 80 milionë euro.

/GazetaSinjali/