image LDK tregon çfarë u diskutua në takimin që e patën Osmani e Mustafa me Palmerin

Kosovë

Temat/ LDK tregon çfarë u diskutua në takimin që e patën Osmani e Mustafa me Palmerin

news image

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani, janë tajyar me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmerin.

LDK tregon se gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjatë këtij takimi shumë produktiv, u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.
Kryetari Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin.
Përfaqësuesi Special Matthew Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Pas Mustafës e Osmanit, ishte kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ai që është paraqitur në ambasadë për t’u takuar me të.

Në orën 13:30 është paraparë që Palmer ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se SHBA përmes Palmerit do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi. /Gazeta Sinjali/