Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të hënën në Kuvendin e Kosovës, njofton Gazeta Sinjali.
Ai përmes postimit, është shprehur se në emër të 61 deputetëve nënshkrues, të hënën nga ora 10:00 duhet të votohet në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kujtojmë që sot ka dështuar të votohet për të gjashtën herë radhazi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës për shkak të votave të pamjaftueshme të qeverisë Hoti. /Gazeta Sinjali/