image LDK thërret kuvend të jashtëzakonshëm në Podujevë, Agim Veliu: Është shkelur statuti

Politikë

LDK thërret kuvend të jashtëzakonshëm në Podujevë, Agim Veliu: Është shkelur statuti

news image

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka njoftuar se është thirrur kuvend i jashtëzakonshëm në degën e Podujevës, shkruan Sinjali.

Ai e akuzoi partinë dhe kreun e saj, Lumir Abdixhiku, se po kjo thirrje ëshë bërë në mënyrë klandestine dhe po shkatërrohet ‘bastioni i fundit’ i LDK-së.

Ai tha se nuk do të marrë pjesë në këtë kuvend, pasi sipas tij është “kundërstatutar dhe i paligjshëm”.

Postimi i plotë:

Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës.

Të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së, qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë.

Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë.

Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së.

/GazetaSinjali/