image LDK thërret konferencë për media, s'dihet arsyeja

Politikë

LDK thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur sot një konferencë për shtyp, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Informim të këtij subjekti politik, gjersa treguan se kjo konferencë mbahet në ora 12:00, në qendrën e selisë qendrore të LDK-së.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja e kësaj konference.

“Ftesë për Medie Të nderuar përfaqësues të mediave, Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, e diel, ora 12:00. Konferenca mbahet në press qendrën e selisë qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, Prishtinë. LDK”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

/Gazeta Sinjali/