image Konjufca kritikohet nga LDK-ja qe nuk e përmendi kontributin e Rugovës gjatë fjalimit në Tiranë

Politikë

Konjufca kritikohet nga LDK-ja qe nuk e përmendi kontributin e Rugovës gjatë fjalimit në Tiranë

news image

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, i ka reaguar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i cili gjatë mbledhjes së përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë nuk e përmendi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, ndërkaq e përmendi emrin e veprimtarit kombëtar, Fehmi Agani.

Halimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e sheh ofenduese, që në fjalimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk u përmend askund kontributi madhor i Ibrahim Rugovës.

“Historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë. Ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore. Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë” ka shkruar ajo.

Sipas Halimit, anashkalimi i presidentit historik, projektuesit të paqes dhe shtetit të Kosovës nga fjalimet e liderëve nuk tregon asgjë tjetër, përveq vogëlsi.

“Figurat e rëndësishme e kontribuese për lirinë e pavarësinë e vendit, duhet t’i tejkalojnë inatet apo ideologjitë personale e partiake, duke e pasqyruar saktë të kaluarën tonë të përbashkët”, tha zëdhënësja e LDK-së.

https://www.facebook.com/SibelHalimiOfficial/posts/pfbid07Aq2BhgWVPv9i6A8z5n8jqqxKURoeQrjvmkiKSEziSgegqfgGCEAyg11wAaS9UaBl

/GazetaSinjali/