Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është sulmuar me vezë nga persona të panjohur, afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
Për këtë akt, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e quajtur si akt i ulët dhe i papranueshëm.
“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, dyshohet se arsyeja e sulmit ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./Gazeta Sinjali/