image LDK: Procesi zgjedhor ka filluar, nuk ka informacione për ndonjë problem

LDK: Procesi zgjedhor ka filluar, nuk ka informacione për ndonjë problem

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor tashmë ka filluar dhe ende nuk ka ndonjë informacione për probleme eventuale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, të gjithë komisionerët e kësaj partie politike janë duke dhënë kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/