Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor tashmë ka filluar dhe ende nuk ka ndonjë informacione për probleme eventuale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, të gjithë komisionerët e kësaj partie politike janë duke dhënë kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/