Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në Facebook ka shkruar se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.
Këtë, LDK e ka vlerësuar si një tjetër mashtrim nga pushteti aktual.
Tutje në reagim thuhet se LDK e ka planin për të përkrahur familjet ku njëra nga planet është të hiqet TVSH-ja në produkte bazike.