Lidhja Demokratike e Kosovës ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me formimin e qeverisë së re.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka folur për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Ai ka thënë se nuk do të takohen më me LVV-në deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot në Kryesinë e LDK-së diskutuam faktin që kemi një rezultat të ngushtë me LVV-në, pra jemi, po e quaj fify-fifty. Atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale… Negociatat për një koalicion të mundshëm do t’i diskutojmë kur të kemi certifikim të rezultateve… Takimi i radhës me LVV-në do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, është shprehur Mustafa.
Kandidatët për kryeministër, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, pas takimit të djeshëm kanë thënë se nga sot do të takohen ekipet e të dyja partive për ta harmonizuar programin, por me sa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë shpejt. /Gazeta Sinjali/