image LDK ende pa kandidaturë për kryeministër

Kosovë

LDK ende pa kandidaturë për kryeministër

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka diskutuar sot në mbledhjen e kryesisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka thënë se në këtë takim fokusi kryesor ka qenë përgatitja për zgjedhje të reja. Ai ka shtuar se nuk është diskutuar për kandidatin e LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Mustafa ka thënë se në këtë takim nuk është diskutuar as për emrat e kryesisë së re të partisë, ndërsa ka shtuar se përbërja aktuale do t`i kryej detyrat e saj deri në zgjedhjen e kryesisë së re në mënyrë që të mos ketë vakum.

“Kryetari Mustafa pati një takim konsultativ me bashkëpunëtorët e tij nga kryesia e partisë. Janë diskutuar kryesisht parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë siç jeni të njoftuar  dhe seanca e kuvendit ku do të shpërbëhet Kuvendit është caktuar me 22 gusht edhe kryetari Mustafa ka mbledhur bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë. Siç jeni të njoftuar nesër në orën 16:30 do të mbajmë takimin me Këshillin e Përgjithshëm ku tema do të jetë po e njëjta”, tha ai.

Për çështjen e zgjedhjeve në nivel vendi dhe kryesinë e re të partisë, LDK do të diskutojë nesër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në orën 16:00./Sinjali.com