Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës në këto tre vjet mandat të saj ka shkelur plot katër herë Kushtetutën e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka numëruar secilin rast veç e veç, ku ministra të Qeverisë Kurti kanë shkelur organin më të lartë juridik në vend.
Sipas tyre, janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese dhe që mund të dalin si anti-kushtetuese.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 5 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës’, thuhet në reagimin e LDK-së ndër të tjera.