image LDK: Për shkak të mosveprimit të Qeverisë, rryma do të rritet për 42 për qind

Politikë

LDK: Për shkak të mosveprimit të Qeverisë, rryma do të rritet për 42 për qind

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, për të shprehur kundërshtimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, siç paralajmëroi Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti Besian Mustafa tha se rritja për 42 për qind do të rëndojë xhepin e qytetarëve.

Mirëpo, për këtë rritje, LDK nuk e lë përgjegjëse ZRrE-në. Ky subjekt politik fajtor e bën Qeverinë e Kosovës, siç tha Mustafa, për mosveprim karshi kësaj problematike.

“Mungesa e përgjegjësisë, profesionalizmit, njohurisë dhe vullnetit për punë aktive e Qeverisë do e rëndojë kuletën e qytetarit, duke e rritur çmimin e faturës së energjisë elektrike për 42 për qind”, tha ai.

“Çmimet e faturës do të ngritën duke i vështirësuar jetën qytetarëve. Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverë për rritjen e çmimit të energjisë dhe hapat që do të duhej të ndërmerrnin për zbutjen e energjisë. Paaftësia e qeverisë i ka kushtuar qytetarit 20 milionë euro. 115 milionë euro deri më tash e në anën tjetër 200 milionë dollarë refuzoi qeveria për termocentralin me gaz”, shtoi Mustafa.

“Shtrenjtimi i energjisë dëmton edhe prodhimin vendor. Mos veprimet e qeverisë do të dëmtojë rëndë ekonominë, prodhimin vendor dhe vendet e punës. Kur secila familje të merr faturën 42 për qind më shtrenjtë, e atëherë pse nuk u kontraktua energjia gjatë verës. Më e keqja se qeveria nuk ka zgjidhje. Cilat janë planet pas tejkalimit të krizës. Çka do të ndodhë gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Qeveria nuk ka dhënë se ka dhënë asnjë shenjë për të zgjidhur këtë problem. LDK do të angazhohet që të rriten kapacitetet prodhuese të energjisë dhe fatura të jetë e përballueshme për secilën familje në Kosovë”, ka thënë ai.

“Rezolutat në kuvend janë të mirëseardhura. Këto janë detyra të qeverisë. Problemi primar e kësaj krizë me këto çmime nuk janë faj i ZRrE-së por nga mos veprimet e qeverisë”, ka thënë Mustafa në këtë konferencë./GazetaSinjali/