image "LDK, PDK, AAK, Lista Serbe u bënë bashkë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, për të hapur rrugën për planet e Thaçit"

Kosovë

Politikë/ “LDK, PDK, AAK, Lista Serbe u bënë bashkë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, për të hapur rrugën për planet e Thaçit”

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se ata që votuan për rrëzimin e Qeverisë Kurti e bënë këtë për t’i hapur rrugën planeve dhe skenareve të presidentit Hashim Thaçit.

Nagavci në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook ka shkruar se këta deputetë janë rreshtuar edhe njëherë në krah të Thaçit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Çfarë na tregojnë 82 votat pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti? LDK,PDK,AAK,Lista Serbe etj u bënë bashkë, u bënë bashkë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, për të penguar luftën e krimit e korrupsionit, për të hapur rrugën për planet e skenaret e Thaçit. E asnjëra nga këto nuk është për të mirën e vendit”, ka shkruar Nagavci./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1073751989675702