image LDK në Junik me Ruzhdi Shehun synon ta rikthejë pushtetin pas 12 viteve në opozitë

Politikë

LDK në Junik me Ruzhdi Shehun synon ta rikthejë pushtetin pas 12 viteve në opozitë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar emrat e 10 kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Ndër kandidatët e zyrtarizuar, është edhe Ruzhdi Shehu, kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Shehu ka theksuar se pas 12 viteve në opozitë, fitorja e LDK-së në Junik është e sigurt.

“Konsideroj se në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Junikut dhe diasporën tonë të çmuar si dhe në kordinim me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumin rinor dhe forumin e gruas si dhe anëtarësinë e gjerë të LDK-së, do të arrijmë fitoren e LDK-së në Junik pas 12 viteve në opozitë. Fitorja jonë në Junik është e sigurt”, ka shkuar ai në Facebook.

Tutje ai ka falënderuar anëtaret e LDK-së, si dhe kryetarin, Lumir Abdixhiku, për besimin që ja kanë dhënë.

Postimi i plotë:

Kryesia e degës së LDK-së në Junik në mbledhjen e fundit, unanimisht mori vendim që unë të jam kandidat për kryetar të komunës së Junikut, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Ky vendim ka marrë mbështetje edhe nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe kryesia qendrore e LDK-së.

I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë së degës për besimin e dhënë. Të gjithë së bashku duhet punuar për fitoren e LDK-së dhe ndryshimin e shumëpritur në komunën e Junikut.

Konsideroj se në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Junikut dhe diasporën tonë të çmuar si dhe në kordinim me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumin rinor dhe forumin e gruas si dhe anëtarësinë e gjerë të LDK-së, do të arrijmë fitoren e LDK-së në Junik pas 12 viteve në opozitë. Fitorja jonë në Junik është e sigurt./Gazeta Sinjali/