Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi.
Sipas LDK-së, në vend të këtyre qeveria Kurti rriti vetëm deficitin tregtar.
“5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës”.
“Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike”.
“Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë”.