image LDK mblidhet në orën 13:00 për të vendosur se a do të marrin pjesë në seancën për referendumin - Sinjali

LDK mblidhet në orën 13:00 për të vendosur se a do të marrin pjesë në seancën për referendumin

news image

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot për të vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin serb.

Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi nuk dha detaje rreth kësaj mbledhje, mirëpo pritet të shihet nëse në orën 14:00 do të jenë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë u thirr pas takimit të krerëve të shtetit me ambasadorët e QUINT-it, të cilët nuk u pajtuan rreth çështjes së referendumit.

QUINT-i kërkoi mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë nën monitorimin e OSCE-së, ndërsa Osmani, Kurti e Konjufca nuk pranuan dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin