image LDK mbledh kryesinë në ditën kur pritet të mbahet takimi Thaçi-Kurti

Kosovë

Politikë/ LDK mbledh kryesinë në ditën kur pritet të mbahet takimi Thaçi-Kurti

news image

Para se të nis takimi i presidentit të vendit Hashim Thaçi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Lidhje Demokratike e Kosovës do ta mbledh kryesinë.

Në njoftimin dërguar mediave, LDK bën të ditur se fillimisht do të mbahet mbledhja e kryesisë pastaj ajo e Grupit Parlamentar.

“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, njofton LDK.

Përndryshe, gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe LVV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.

Takimi Thaçi-Kurti është paralajmëruar të mbahet në presidencë të hënën në orën 15:00. /Gazeta Sinjali/