image LDK mban konferencë për media, prezanton aktakuzën e prokurorisë ndaj Haki Rugovës

Kosovë

LDK mban konferencë për media, prezanton aktakuzën e prokurorisë ndaj Haki Rugovës

news image

Në Gjykatën Themelore të Pejës sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova dhe dy zyrtarëve të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Pas përfundimit të kësaj seance për media ka folur avokati i Rugovës, Besnik Berisha, i cili njoftoi se LDK do të organizojë konferencë për media sot në orën 17:00.

Sipas tij, në këtë konferencë do të prezantohet aktakuza që Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur ndaj nënkryetarit të këtij subjekti politik./Gazeta Sinjali/