image LDK kritikon Qeverinë për mostransparencë në procesin e dialogut

Politikë

LDK kritikon Qeverinë për mostransparencë në procesin e dialogut

news image

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka thënë se Qeveria ka zgjedhur mostransparencën lidhur me takimet Kosovë-Serbi në Bruksel.

Mjekiqi përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se qeveria ka deklaruar se nuk ka pasur njohuri për dialogun, kurse dje BE-në e ka njoftuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Nga mediat mësuam se dje është zhvilluar një takim në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. Një takim tjetër thuhet se do të ndodhë sot. Çmojmë lartë rolin e mediave për informim, në kohën kur Qeveria e Republikës së Kosovës ka zgjedhur mos-transparencën para qytetarëve dhe injorimin ndaj partive opozitare. Qeveria e Kosovës deri dje deklaronte që nuk kishte njohuri për procesin e deritanishëm të dialogut dhe që dialogu është një proces i ri. Ndërkaq, dje ajo paska njoftuar BE-në për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, është shprehur ajo.

/GazetaSinjali/