image LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci, Selmanaj pyet Kurtin: A mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel?

Politikë

LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci, Selmanaj pyet Kurtin: A mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel?

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese se ajo e ka shkelur Kushtetutën, shkruan Gazeta Sinjali.

“MASHTI i ka qu letër Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar prova se ku e ka shkelur Kushtetutën. As vendet që lidhje me demokraci nuk kanë nuk i bëjnë këto gjëra. Kjo është skandaloze”, ka thënë Selmanaj.

Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se a mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel.

“Kryeministri Albin Kurti në të kaluarën në vitin 2015 kishte deklaruar se kush e shkel ligjin është kriminel, e kush e shkel Kushtetutën është super kriminel. Kryeministër a mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel”, iu drejtua Selmanaj.

/GazetaSinjali/