Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi në emër të grupit të tij që Dita e Evropës, 9 maji, nuk duhet të jetë si ditë feste por vetëm përkujtimi, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se edhe 24 qershori, Dita e Egjiptianëve të jetë vetëm si ditë përkujtimi.
“Ne jemi dakord që në kuadër të rishikimit të këtij ligji, ka disa rishikime. Dita e Evropës, të bëhet vetëm si ditë përkujtimi e jo të festohet. Si dhe të ndryshohet, të hiqet që dita e nesërme të jetë ditë pushim. Poashtu 24 qershori të shënohet si ditë përkujtimi për komunitetit egjiptian”, përfundoi Gashi. /Gazeta Sinjali/