image LDK kërkon dorëheqjen e Besnik Bislimit: Nuk është i denjë ta përfaqësojë Kosovën

Politikë

LDK kërkon dorëheqjen e Besnik Bislimit: Nuk është i denjë ta përfaqësojë Kosovën

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e zv/kryeministrit, Besnik Bislimi.

“Është një përfaqësim jodinjitoz nga Bislimi i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës institucion që kishim gjasë të mëdha anëtarësimi pas suspendimit të Rusisë. LDK-ja kërkon dorëheqje të menjëhershme të Besnik Bislimit, pasi ai nuk është i denjë ta përfaqësoj Kosovën në politikën ndërkombëtare, rrjedhimisht Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, tha Sibel Halimi.

Arsyeja e kësaj kërkese të LDK-së është një status i Besnik Bislimit për takimin me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Bislimi në një postim në Twitter tha se Berge e ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në KE.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Berge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të vlerësuar, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar zëvendëskryeministri kosovar.

Në një ‘retweet’, Berge ka deklaruar se kjo nuk është saktësisht ajo se çfarë ka thënë ai në në lidhje me një aplikim të mundshëm në KiE gjatë takimit me Bislimin.

/GazetaSinjali/