Sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka mohuar se “Mbesim në Lidhje” është logoja dhe slogani i fushatës së LDK-së.
Ai tha se “Mbesim në Lidhje” është një mesazh që aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së e kanë krijuar për të shprehur përkrahjen dhe lojalitetin e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërkaq slogani dhe logoja zyrtare e LDK-së do të jetë gati në ditët në vijim.
Sinjali gjithashtu mëson se për sloganin dhe logon e fushatës, nga LDKtashmë janë angazhuar një grup punues të cilët së shpejti do ta kenë gati për prezantim versionin final.