image LDK-ja sot vendos kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës

Kosovë

Zgjedhjet/ LDK-ja sot vendos kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të vendos se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Rudari ka thënë se sot do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër (të shtunën) kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari.

Kujtojmë se komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020.