image LDK-ja në Malishevë: Kryetari s'e bëri koalicionin me PDK-në krye në vete

Politikë

LDK-ja në Malishevë: Kryetari s’e bëri koalicionin me PDK-në krye në vete

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë ka bërë të ditur se marrëveshja e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur vetëm një votë kundër, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një reagimi, thuhet se kryetari i kësaj dege njëherësh edhe kandidat për kryetar të Malishevës nga ky subjekt, Bajrush Hoti, nuk e ka bërë koalicionin krye në vete me PDK-në.

Me anë të kësaj marrëveshje Lidhja Demokratike në balotazhin e 14 nëntorit, do ta mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Isni Kilaj.

“Nëpër media dhe portale të ndryshme lokale dhe nacionale po qarkullon një postim i bërë në rrjete sociale se gjëja Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë koalicion krye në vete me PDK. Kjo nuk është e vërtetë sepse në mbledhjen e mbajtur të kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë si organ ekzekutiv, më datë 01.11.2021 është marrë vendim që kryesia e LDK-së dega në Malishevë të bëjë marrëveshje për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me PDK-në Malishevë, ky vendim nga e gjithë kryesia kishte vetëm një votë kundër”, thuhet në reagim.

Komunikata e plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë LDK-së në Malishevë,

Nëpër media dhe portale të ndryshme lokale dhe nacionale po qarkullon një postim i bërë në rrjete sociale se gjëja Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë koalicion krye në vete me PDK. Kjo nuk është e vërtetë sepse në mbledhjen e mbajtur të kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë si organ ekzekutiv, më datë 01.11.2021 është marrë vendim që kryesia e LDK-së dega në Malishevë të bëjë marrëveshje për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me PDK-në Malishevë,ky vendim nga e gjithë kryesia kishte vetëm një votë kundër.

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim i bërë më datë 08.11.2021, është bërë në bazë vendimit të degës së LDK-së në Malishevë të marrë më datë 01.11.2021. Dega e LDK-së në Malishevë tani duke pa veprimet e individëve të caktuar që janë pjesëmarrës të këtij kundërshtimi as që e kanë votuar kandidatin për Kryetar të Komunës nga LDK z.Bajrush Hoti, kemi informata të sakta se disa nga pjesëmarrësit dhe inicuesit e kësaj kanë lobuar kundër kandidatit për Kryetar z.Bajrush Hoti, këtë e argumentojmë me fakte sepse kemi dëshmi nga qytetarët e disa fshatrave ku të ashtuquajturit aktivistë dhe kryetar nëndegësh që sot prezantohen me kundërshtim u kanë bërë thirrje haptas antarësisë së LDK-së dhe qytetarëve që të mos votohet kandidati i LDK-së z.Bajrush Hoti, përkundër kësaj kandidati i degës së LDK-së për Kryetar z.Bajrush Hoti ka dëshmuar se kontributi i tij është i pamohueshëm për LDK-në dhe mbështetja ndaj kandidaturës së tij dëshmon mbështetje qytetare të fuqishme përkundër pengesave ndaj kandidatit tonë nga individë të caktuar të këtij grupi.

Dega e LDK-së në Malishevë i bën thirrje elektoratit të LDK-së në Malishevë se matrapazët që nuk e votuan LDK-në dhe kandidatin tonë për Kryetar z.Bajrush Hoti do të dështojnë në iniciativat e tyre për denigrimin e figurës së Kryetarit të Degës së LDK-së z.Bajrush Hoti dhe dëmtimin e degës së LDK-së në Malishevë.

LDK është e fortë në vendimet e saj dhe e vendosur në realizimin e tyre andaj i bëjmë thirrje elektoratit të LDK-së në Malishevë që t’i mbështes vendimet e degës së LDK-së për ndryshimin e madh në Malishevë dhe përspektivën e saj.

Dëshmojmë se inciatorët të tërë kësaj janë edhe disa nga përfituesit më të mëdhenjë të LDK-së nëpër kohëra të ndryshme, të cilët gjatë tërë karrierës së tyre kanë mbajtur poste të larta në LDK, poashtu individët që shihen në postim po e dëshmojnë se janë të shitur qysh herët te Nisma Socialdemokrate për interesa të tyre personale. Prandaj u bëjmë thirrje 3794 votusve besnik të LDK-së që ta votojnë ndryshimin e domosdoshëm në Malishevë. /GazetaSinjali/