image LDK-ja kërkon që Ligji në parim i rimëkëmbjes ekonomike të votohet sot edhe lexim të dytë

Politikë

LDK-ja kërkon që Ligji në parim i rimëkëmbjes ekonomike të votohet sot edhe lexim të dytë

news image

Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu kërkoi partive tjera parlamentare t’i japin propozimet e tyre për të votuar menjëherë gjatë ditës në lexim të dytë “rimëkëmbjen ekonomike”.

“Nëse keni vullnet kisha propozuar që brenda mundësive sot të thërrasim seancën dhe të përfundojmë. Nëse keni vullnet kisha propozuar që brenda mundësive me qenë se gjitha partitë politike i kanë mundësitë e tyre për tu shtuar në këtë projektligj sot të thërrasim seancën dhe të përfundojmë nëse keni vullnet”, tha Gashi.

Por kjo u pa si e pamundur nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

“Besoj ju i dini proceduarat, kjo seancë e jashtëzakonshme përfundon me kaq”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Gashi tha se “Besoj ju i dini proceduarat, kjo seancë e jashtëzakonshme përfundon me kaq”, përfundoi ai.

Deputetët me 64 vota për votuan në parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. /Gazeta Sinjali/