image LDK-ja kërkon miratimin e Këshillit të Përgjithshëm për propozimin e Avdullah Hotit për kryeministër

Kosovë

LDK-ja kërkon miratimin e Këshillit të Përgjithshëm për propozimin e Avdullah Hotit për kryeministër

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen përmes postës elektronike nëse pajtohen me propozimin e Kryesisë që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër, apo jo.

Sipas kërkesës së LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm kanë kohë të deklarohen për këtë çështje deri nesër në orën 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sipas nenit 24 të Statutit të LDK-së, kandidatin për Kryeministër e përcakton Këshilli i Përgjithshëm, me propozim të Kryesisë. Prandaj, në pamundësi që të takohemi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, kërkoj që të deklaroheni përmes e-mailit me sa vijon: -A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër? Përgjigja: PO JO Abstenoj Ju lutem që të përgjigjeni përmes emailit (nga e cila adresë e keni marrë këtë email) deri nesër, e premte 24 prill deri në ora 12:00”, thuhet në kërkesën e LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot e ka mbledhur Kryesinë e prtisë, ku është diskutuar dhe është përcaktuar Avdullah Hoti si propozim për kryeministër. Pas kësaj mbledhjeje, Mustafa tha se për mandatar janë diskutuar edhe emrat e Kujtim Shalës e Lutfzi Haziri, ndërsa për vete tha se iu kërkua që të jetë ai kryeministri, por këtë nuk e pranoi për shkak të probleme shëndetësore. /Gazeta Sinjali/