image LDK-ja gjobitet me 2 mijë euro për mospërfillje të masave antiCOVID

Kosovë

LDK-ja gjobitet me 2 mijë euro për mospërfillje të masave antiCOVID

news image

Inspektorati i Punës ka gjobitur Lidhjen Demokratike me 2 mijë euro, pasi kjo e fundit është mbledhur të hënën në Pjesën e “Qytetit të Vjetër” të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Adonis Tahiri, teksa ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin!”.

“Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, shkroi Tahiri.

/GazetaSinjali/