image LDK-ja dorëzon kallëzim penal për punësimet e militantëve të VV-së në KEK

Drejtësi

LDK-ja dorëzon kallëzim penal për punësimet e militantëve të VV-së në KEK

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kallëzimi penal është dorëzuar ndaj kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit të këtij konkursi publik dhe ndaj menaxhmentit të KEK-ut.

Anëtari i kryesisë, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i departamentit për çështje ligjore të LDK-së, Shkëmb Manaj tha se ky kallëzim penal është thirrje për ndaljen e keqpërdorimeve, nepotizmit dhe emërimeve partiake.

“LDK ka deponuar një kallëzim penal në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e KEK dhe ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për të gjithë ata kandidatë mbi 4600 kandidatë që iu janë shkelur të drejtat e tyre nga marrëdhëniet e punës. LDK gjatë gjithë vitit ka shprehur që shqetësimin që partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike dhe tashmë kjo po shihet që ka qenë realitet”, tha Manaj.

Ai shtoi se ky kallëzim penal kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisioneve të këtij konkursi publik por edhe të menaxhmentit të KEK-ut është thirrje për drejtësi, thirrje për ndalje të keqpërdorimeve dhe thirrje për ndaljen nepotizmit dhe emërimeve partiake të militantëve të LVV në ndërmarrjet publike dhe në institucionet e pavarura.

Manaj vijoi duke thënë: “Ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy proceseve zgjedhore që kemi pas në zgjedhjet lokale, nëpërmjet dy raundeve. Vetë hapja e këtij konkursi prej 125 pozitave në një proces zgjedhor të zgjedhjeve lokale ka qenë konkurs i hapur me motive politike“.

Ju e dini që VV në raundin e parë të zgjedhjeve në nivel të komune ka pësuar humbje të thellë dhe këtë konkurs dhe konkurse tjera ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve e ka bërë me qëllim që të favorizojë militantët e tyre partiake dhe kjo të ndikojë në procesin zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve“, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/