image LDK hap shkollë politike, e quan "Ibrahim Rugova" - ftohen të rinjtë që të aplikojnë

Politikë

LDK hap shkollë politike, e quan “Ibrahim Rugova” – ftohen të rinjtë që të aplikojnë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se me mbështetjen e NDI, USAID e SDC-së po hapin shkollën politike të cilën e kanë titulluar “Ibrahim Rugova”.

Abdixhiku me këtë rast i ka ftuar të rinjtë nga mosha 18 deri në 25-vjeç që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë, ku për këtë vit të parë do të pranohen 20 nga ta.

Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare. Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’”, u shpreh Abdixhiku.

VIDEO

Postimi i plotë:

Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ po nis.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, fton gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë.

Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare.

Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’.

Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur.

Të 20 studentët e përzgjedhur në kë klasë të parë do të nisin ligjërimet që nga muaji nëntor i këtij viti.

Bëhuni pjesë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.

Suksese në aplikim, dhe ju mirëpresim.

/GazetaSinjali/