image LDK: Fjalimi i Kurtit përçarës, ofendues, i pavend- sulmoi opozitën dhe mediat

Politikë

LDK: Fjalimi i Kurtit përçarës, ofendues, i pavend- sulmoi opozitën dhe mediat

news image

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë. Fjalimin e kryeministrit LDK e ka cilësuar si përçarës, ofendues e të padinjitetshëm.

Në reagimin e LDK-së thuhet se Kurti në fjalimin e tij sulmoi opozitën dhe mediat, duke shtuar shenjë fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm. Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas tyre, Kurti vazhdoi të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës.

“Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagimin e LDK-së.

/GazetaSinjali/