image LDK fiton bindshëm votat për Kuvend Komunal në Gjilan

LDK fiton bindshëm votat për Kuvend Komunal në Gjilan

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar deri më tani 14 mijë e 728 vota apo 39,31% për Kuvend Komunal në komunën e Gjilanit, ku kanë mbetur edhe 6 vendvotime për tu numëruar.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 853 vota apo 28,97% deri më tani sipas të dhënave të KQZ-së.

Nga 126 vendvotime, janë numëruar 120 të tilla për Kuvend Komunal./GazetaSinjali/