Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, lidhur me menaxhimin e pandemisë.
Sipas LDK-së, Qeveria ka dështuar të ketë një plan të mirëfilltë të vaksinimit.
Nga kjo parti, masat e ndërmarra së fundmi nga Qeveria, janë të vonuara.
Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha se deri më tani janë vaksinuar vetëm 10% e popullatës me dy doza.
Kjo sipas saj, është pasqyrë e qartë se institucionet nuk kanë planë për menaxhim dhe se situata me pandeminë është jashtë kontrollit.
“Situata pandemike është rënduar kohët e fundit. Deri më sot është vaksinuar vetëm 10% e popullatës me dy doza. Kjo është shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera. Masat janë të vonuara, Qeveria nuk ka plan të mirëfilltë për vaksinim”, deklaroi Mjekiqi.
“Si mund të kufizohet lëvizja e nuk ka terminë për vaksinim? Izet Sadiku nga departamenti për shëndetësi, bashkë me kolegët kanë hartuar një plan me propozime konkret se çka duhet të bëjmë me këtë situatë”, tha ajo.
Kur foli për kandidimin e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për kryetar të Prishtinë, Mjekiqi tha se ky vendim është tejet shqetësues, nuk shpresuar që shëndeti i qytetarëve të mos kanoset dhe të jetë parësor.
“Sepse pritje më të mëdha janë nga Ministria e Shëndetësisë që e kryeson ministri Vitia, prandaj pavarësisht keqmenaxhimit në një moment të tillë personi kyç të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale, është tejet shqetësuese, shpresojmë se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës. Këto vendime i merr VV, ne shpresojmë që shëndeti të jetë parësor dhe nuk do të kanoset shëndeti i qytetarëve”, ka thënë Mjekiqi.
Përderisa kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, tha se kandidimi i Vitisë është mospërgjegjësi e tij si ministër dhe e partisë që e përfaqëson.
Izet Sadiku, nga departamenti për shëndetësi në këtë parti me këtë rast tha se duhet që të ketë fushata senzibilizuese për vaksinim dhe se vaksina duhet që të merret pa terminë fare, raporton EO.
“Situata është keqësuar, menaxhimi ka dështuar. Kosova ka përqindjen me të ultë të Evropë. Delata është shumë i rrezikshëm dhe ne kemi liruar masat. Numri i të vaksinuarve është i vogël, masat nuk janë respektuar ka pasur shumë lëvizje. Efekti i masave nuk është i mundur, efekti i masave mund të shihet pas 15 ditësh”, ka deklaruar Sadiku.
“Luftimi i valës së tretë kërkon veprime konkrete. Duhet të kemi vaksinim masiv, jo me proceduar të stërzgjatura pa termine, edhe duhet të ketë fushatë senzibilizuese për vaksinim se ka të tillë që janë kundër vaksinimit për efekte pozitive të vaksinës. Duhet të rriten kapacitet spitalore”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/