image LDK e pranon humbjen në Podujevë

Politikë

LDK e pranon humbjen në Podujevë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar humbjen në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënkryetari i kësaj partie, i cili ka qeverisur për 18 vjet në këtë komunë, Agim Veliu, tha se i kanë humbur këto zgjedhje, por do të rikthehen në zgjedhjet e reja.

“Lëvizja Vetëvendosje di të bëjë propagandë, të joshë dhe të mashtrojë qytetarët. Por, qytetarët e Podujevës shpejt do të binden se kjo nuk është një parti që di të qeverisë”, tha Veliu para gazetarëve.

“Deri tash ka qenë fitues i të gjitha zgjedhjeve, ne besojmë që në çfarëdo procesi tjetër do të rikthehet. Ata e provuan, e pamë që VV nuk di të qeverisë, ata dinë të bëjnë propaganda, e të mashtrojnë, por qytetarët e Podujevës dhe Kosovës do ta shohin që VV nuk di të qeverisë”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/