image LDK e AAK thonë se Qeveria po mashtron me shifra për investime: Kriza në Veri mbulesë për dështimet

Politikë

LDK e AAK thonë se Qeveria po mashtron me shifra për investime: Kriza në Veri mbulesë për dështimet

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale.

Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën dhe Qeverinë si më të suksesshme, me këtë raport ka treguar se janë Qeveri me e dobët se e para shtatë viteve.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, ku sipas tij, nëse krahasohet gjashtë mujori i parë me vitet e kaluara janë më të larta se këtë vit. 

“Fatkeqësisht ministri i Financave cili do të duhej që të ishte një ekspert të paktën i financave dhe i numrave, bëri një gabim bazik, elementar në kalkulimin e numrave, tentoj që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm. Por kishte harruar që ti shihte dhe ti krahasonte edhe tre mujorin e parë të këtij viti, duke përfshirë pra gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe ti krahasoj me vitet e kaluara. Nëse e shihini si të tillë, gjashtë mujori i parë i këtij viti në investimet kapitale sipas vetë raportit të ministrit të financave është diku rreth 150 milion euro. Por nëse e krahasoni po marr shembull me vitin 2017 investimet kapitale në gjashtëmujorin e parë të viti 2017 ishin 160 milion euro, pra ishin më të larta se sivjet, ndërsa në vitin 2018 ishin 182 milion euro”, tha ai.

Ai tha se ministri duke tentuar që ta paraqes vetën si të suksesshëm në realizimin e investimeve kapitale, por që ka bërë gabim trashanik, sepse ai me këtë ka treguar se është më i dobët se viti 2017 e 2018, në investime.

“Pra Ministri i Financave duke tentuar që ta qes vetën dhe kolegët e tij të suksesshëm në realizimin e investimeve kapitale bëri një gabim trashanik duke treguar dhe duke publikuar për gjithë popullin e Kosovës se në fakt është më i dobët ai dhe kolegët e tij se viti 2017 e 2018. Për të mos folur pastaj për vitin 2022 ku në gjashtëmujorin e parë ishin diku 79 milionë euro, pra viti me i dobët ndër më të dobët që nga pas lufta. Vetë ministri i financave tregoj që ai dhe kolegët e tij në investimet kapitale e që është motori i zhvillimit ekonomik të një vendi, kanë dështuar totalisht duke qenë më të dobëtit se qeveritë e para 6-7 viteve. Pra një qeveri që ka pushtet absolut, një qeveri që pretendon që ka një zhvillim të pa shembull në thojza ekonomik, është më e dobët se viti 2017 e 2018”, tha ai. 

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se në vend ka ngecje edhe sa i përket investimeve të huaja. Sipas saj, Qeveria është duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike.

“Kjo është Qeveri e mashtrimeve dhe po mashtrojnë edhe me shifra edhe me rritje ekonomike edhe me norma ekonomike. Sepse kur analistët e caktuar dhe kur ekspertët e kësaj lamie po e thonë po del krejt e kundërta, ata po mundohen me shifra sikurse në çdo dikaster edhe në këtë dikaster po merren me mashtrime dhe po mashtrojnë opinionin e gjerë, sepse nuk ka investime të huaja, sepse në një vend me krizë të tillë politike nuk vjen askush të investoj dhe kjo është e ngjitur nga Albin Kurti dhe LVV-ja”, tha ajo për EO.

Sipas deputetes Qeveria me krizën e krijuar në veri është duke u munduar që t’i minimizojë dëmet që i ka shkaktuar Kosovës me investime kapitale dhe me investimet e huaj.

“Nuk i kam parë këto shifra ende e do t’i studioj, nuk qëndron kjo e vrertët, sepse shqetësim për ne por edhe në takimet që i kemi pasur edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it por edhe takime jashtë vendit kemi thënë që është shqetësues që niveli i investimeve të huaja në Kosovë ka rënë dukshëm sepse as ush nuk dëshiron në një vend ku shihet potencialisht që do të ketë krizë ose që do të ketë luftë. Kjo qeveri me këtë krizën që e ka krijuar po mundohet në këtë formë ti minimizojë dëmet që i ka shkaktuar vendit dhe shtetit qoftë me investime kapitale, qoftë me mos investime në arsim, shëndetësi, dhe në të gjitha dikasteret tjerë të vendit”, tha ajo.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një deklarate në rrjetet sociale ka thënë se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale.

Murati ka thënë se “pas adresimit dhe rregullimit të shumë problemeve me projektet, kontratat, e shpronësimet, sivjet ka nisur një dinamikë e re e investimeve kapitale nga organizatat buxhetore”.

/GazetaSinjali/