image LDK bën homazhe nesër tek varri i Ibrahim Rugovës

Kosovë

LDK bën homazhe nesër tek varri i Ibrahim Rugovës

news image

Kryesia e LDK-së ka paralajmëruar për homazhe nesër te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga kryesia, gjersa tregojnë se arsyeja e vizitës është rasti i përvjetorit të themelimit të partisë.

“Nesër (e mërkurë), me datë 23 dhjetor 2020, në orën 10:00, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali/