Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ria, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vendi i tij nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n.
Ai thotë se një zhvillim i tillë do të rriste rrezikun e luftës bërthamore, e cila nuk mund të lejohet, transmeton Ria.
Lavrov ka thënë gjithashtu se Rusia nuk po kërcënon askënd me luftë bërthamore, por akuzon vendet perëndimore për këtë, raporton BBC.
Ministri i Jashtëm fajëson bisedimet e ngecura të paqes me Ukrainën për atë që ai e quan dëshirën e Kievit për të “luajtur vazhdimisht lojëra”.