image Lautaro: Jam i lumtur sepse po luajmë një tjetër finale, ne punojmë për ta sjellë Interin në krye dhe sonte e dëshmuam sërish

Futboll

Lautaro: Jam i lumtur sepse po luajmë një tjetër finale, ne punojmë për ta sjellë Interin në krye dhe sonte e dëshmuam sërish

news image

Lautaro Martinez ia kushtoi golat e tij prindërve të tij në tribunë dhe përsëriti angazhimin e tij ndaj Interit pasi mundi Milanin 3-0 për një vend në finalen e Kupës së Italisë.

“El Toro” shënoi një dygolësh në pjesën e parë për t’i dërguar Nerazzurrët në rrugën e tyre, përpara se Robin Gosens të vuloste ndeshjen në asistimin e Marcelo Brozovic.

Me rezultatin 2-0, Ismael Bennacerit iu anulua në mënyrë kontroverse një gol për pozicion jashtë loje të Pierre Kalulu, i cili u konsiderua se po ndërhynte në lojë.

Kjo do të thotë se Interi do të luajë në finalen e Kupës së Italisë për herë të parë që kur fitoi trofeun në vitin 2011, duke u përballur me Juventusin ose Fiorentinën.

“Jam i lumtur sepse po luajmë një tjetër finale, ne punojmë për ta sjellë Interin në krye dhe sonte e dëshmuam sërish. Tifozët janë të kënaqur dhe po ashtu edhe ne”, Lautaro Martinez

“Nëna dhe babai erdhën për të më vizituar mua dhe familjen time, kështu që ata ishin në tribuna. Nuk mund të kërkoj më shumë, golat dhe kjo fitore janë për ta, pasi më shtyjnë dhe më mbajnë vazhdimisht lart.

“Siç e thashë edhe më parë, ka gjëra që thuhen që nuk më pëlqejnë, por unë e mbroj këtë fanellë, klubi ka shumë besim tek unë dhe përpiqem t’i shpërblej në fushë, kjo është ajo që ka rëndësi”.

I pyetur se a mundet që fitimi i ‘Derby della Madonnina’ në Kupën e Italisë t’i japë Interit vrullin në garën e Scudettos?

“Ne e dimë se kemi humbur disa pikë të rëndësishme, kështu që duhet ta marrim ndeshjen një nga një. Është e vështirë, na kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe duhet t’i përballojmë të gjitha në të njëjtën mënyrë që bëmë këtë mbrëmje”, u shpreh Lautaro.

/GazetaSinjaliSport/