image Laura Fazliu fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror

Sport/ Laura Fazliu fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror

news image

Laura Fazliu është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror “Marrakech 2019”.

Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj. Xhudistja jonë fitoi të bronztën në Kampionatin Botëror për juniorë (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.

Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale. Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020.