Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se tashmë tregu në afërsi të Shtëpisë së Verës është i gatshëm për shfrytëzim.
Latifi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se janë duke pritur lejen përkatëse për zhvillimin e tregut në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jemi duke pritur lejen përkatëse për zhvillimin e tregut në Rahovec, gjithmonë duke iu përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë. Tregu si i tillë do të shërbente për shitjen e kulturave perimtare, bulmetit e shumë produkteve të tjera vendore të cilat prodhohen dhe përpunohen nga fermerët tanë”, ka shkruar ai.
Më tej, Latifi ka shtuar se “situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka krijuar vështirësi të mëdha për plasimin e produkteve bujqësore në treg, e jona është të sigurojmë qasjen e nevojshme për shitjen e këtyre produkteve, pra sigurimin e hapësirës për treg”./GazetaSinjali/