image Latifi flet për gjendjen e 3 rasteve të reja me COVID-19 në Rahovec

Shëndetësi

Latifi flet për gjendjen e 3 rasteve të reja me COVID-19 në Rahovec

news image

Nga 53 rastet e reja me koronavirus që u konfirmuan sonte në Kosovë, 3 janë nga Komuna e Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka thënë se rastet e reja po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK. dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Edhe tre qytetarë, pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV. Të konfirmuarit me COVID 19 janë nga qyteti i Rahovecit, kanë gjendje stabile shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

I pari i Rahovecit ka përsërtur se lehtësimi i masave nuk nënkupton që është “mbyllur puna me pandeminë. Sipas tij, këto raste dëshmojnë se duhet të vazhdohet me respektimin e masave mbrojtëse./Gazeta Sinjali/