Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, e ka shpallur fitoren.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kanë kryer në mandatin e kaluar dhe e besimit për zotimet e tij për mandatin e ardhshëm.
“Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë”, ka shkruar ai.
Smajl Latifi sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së ka siguruar 65,11% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij, Visar Korenica ka marrë 34,89%. /Gazeta Sinjali/