image Arrestohet një person në aeroport, dyshohet se pengoi personelin e aeroplanit

Siguri

Arrestohet një person në aeroport, dyshohet se pengoi personelin e aeroplanit

news image

Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 8 të mëngjesit është arrestuar një burrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi që i dyshuari e ka penguar personelin gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar pas intervistimit është liruar.

Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/